Të fundit

Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në cilësinë e ‘komandantit’ të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, ka nënshkruar kontratë me vlerë 500 mij dinarë, për mbështetjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Koordinatori i shtabit në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e Bashkësive lokale do të përpilojnë listat e prioriteve duke u bazuar në kriteriumet e qarta të definuara bashkarisht”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas këtij njoftimi komunës ndihmat do t’i jepen të gjithë atyre që me të vërtetë kanë nevojë.

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka miratuar masa pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq për shkak të gjendjes së pandemisë nga Coronavirus-COVID 19.