Teknologji

Telefoni 5G nga Samsung pritet të jetë Galaxy S10 X

Samsung Galaxy S10 X po lansohet muajin e ardhshëm në Kore dhe do të jetë dy herë më i shtrenjtë se baza Samsung Galaxy S10, që do të lansohet në mars. Shtrohet pyetja, pse kostoja shtesë? Sepse, Samsung Galaxy S10 X është modeli 5G i telefonit.

X është menduar të tregojë faktin se linja S e Galaxy është dhjetë vjeç këtë vit, gjë që mund të përzihet me iPhone X të Apple, stilizuar pas dhjetë vjetorit të pajisjes, megjithëse është në të vërtetë iPhone i 11-të.

Lajmi vjen nga ET News, të cilët gjithashtu raportojnë mbi çmimet, specifkat dhe informacione të tjera për pajisjen. Për momentin, kemi qasje vetëm në çmimet koreane për telefonat prestigjioz, që sugjerojnë se Galaxy S10 X do të jetë në afërsi të 1.6 milion won (rreth 1.100 funta), ndërsa seria Samsung S10 pritet të jetë diku rreth 800,000 Won (rreth £ 554).

Supozohet se X do të dal në treg me 1TB hapësirë ruajtjeje, 10GB RAM dhe një ekran përbindësh super-AMOLED 6.7 inç.