Tekstet shqipe diskutohen ne Beograd mes homologesh
Sot në Beograd në Ministrinë e Arsimit të Serbisë u takuan Ministrja e Arsimit të Shqipërisë Besa Shahini dhe homologu i saj Mladen Sarçeviq.
Tema kryesore e takimit ishin tekstet ne gjuhën shqipe për shqiptarët e Luginën së Preshevës, transmeton Ministria Lajmeve.
Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i komisionit për arsim në Këshillit Kombëtar Shqiptar Dr.sc Ilir Zylfiu.
Sipas burimeve të sigurta të redaksisë Ministria e lajmeve është arritur një marrëveshje por mbetet vetëm zyrtarizimi i disa teksteve që do të jenë gati për në shtator./ministrialajmeve.com