Magazina

“Teatri vazhdon”

“Arti per art, eshte i pavlere, nese nuk reflekton per vetedisim shoqeror” e pati thene Axha Agron, ne nje nder intervistat e tij te fundit, pak jave para vdekjes se tij.

Fatekqesi per ne, sikur trishtim e humbje e madhe per qytetin, e veqenarisht per artedashesit preshevar ishte vdekja e shpejt e tij. Zbrastesine qe Axha Agron i la qytetit, po verehet me shume se kurr, sot ne qytetin tone, ne rajonin tone, e me se shumti ne shtepin e tij te pare, Shtepine e Kultures “Abdullah Krashnica” te Presheves. E themi, shtepine e tij te pare, se Axha Agron ishte plote shtepi, ne Presheve, ne Shkoder, Prizren e ku do ku ai qendronte . Si shkodran i lindur, e preshevar me shpirt, Axha Agron ishte dhe mbetet nje nder personalitetet qe bashke me shoke, dhane kontributin me te vyeshem per artin e kulturen ne qytetit tone. Axha Agron, po i mungon te gjitheve, i mungon familjes, shokeve, kolegeve , ai sot i mungoi Teatrit, teatrit qe pas tij, po e quajn “professional”e te qytetit, po qe ne fakt, sot , profesionalizmi tyre, qe i pa afte, i pa afte per te kujtuar edhe diten e tyre nderkombetare. Bota, ajo bota normale, sot shenon 27 Marsin, si dita botrore e teatrove, por Presheva, jo se nuk shenon kete dite, jo se e kujton kete dite, ajo prodhon zhgenjim.

Deshprimi e zhgenjimi, sot i ngelet te gjitheve, nga me i vogli punonjes, e deri te drejtori i pallatit te kultures se Presheves, e hiq me pak pa faj nuk jane as Shqiprim Arifi, si drejtues i qytetit tone, bashke me Ragmi Mustafen “juniorin” e Keshillt tone Kombetar. Si sju “ra” ne mend, se paku nje mini aktivitet, nje kafe bashke, me aktoret, me artedashesit, fundja me vetveten. Nje kafe perballe nje komenti, apo nderimi per te gjithe ata qe dikur, dhane gjitchka per Teatrin.

Sot, Shqiprimi, Ragmiu, Valoni, vendin e kishin te publiku ,deri sa aktoret ne drrasat e thyera te teatrit te pathyshem.,Sot, te gjithe se bashku, e bashke me ne, vendin, e lulet, duhet te ishim prane shtepise se fundit e te perjtesise se atij, Axhes Agron.