Të shtëna me armë zjarri në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë
Policia e Kosovës njoftoi se të enjten në afërsi të fshatit Bube, Komuna e Zubin Potokut, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i tha KOHËS se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund t’ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë Kelani.