Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i vrarë, një tjetër i plagosur
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është shënuar në zonën e Shkozetit, ku dyshohet për një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Nuk dihen ende rrethanat e krimit të rëndë, për shkak se ka vetëm disa minuta që ka ndodhur.