Shqipëri

Të rinjët në Durrës dalin për t’i larë hesapet pas sherrit në TikTok, plagosen me armë dy persona

Një konflikt i nisur në TikTok ka çuar në plagosjen e dy të rinjve në Durrës.

Në orët e para të së shtunës 25-vjeçari pas konfliktit në rrjetin social me një person tjetër, ka dalë për të shkuar në një vendtakim që kishi caktuar të dy.

Policia e Shqipërisë ka thënë se viktima kishte marrë me vete edhe dy të tjerë pasi ishte ndjerë i rrezikuar. Me të parë ata, i dyshuari ka gjuajtur me armë drejt tyre dhe është larguar.

Sipas raportimeve, të rinjtë u plagosën lehtë nga plumb rikoshet.

Policia ka alarmuar edhe pikat kufitare, duke ngritur edhe pika kontrolli në akset rrugore, për ta arrestuar të dyshuarin./ TCH