Lajme

Të hënën date 25 shkurt fillon mësimi i gjysëm vjetorit të dytë

Pas pushimit të zgjatur si mas preventive kundër epidemisë së gripit, gjysëm vjetori i dytë do të filloj të hënën më 25 Shkurt.

Kësisoj, nxënësit do të kthehen në bankat shkollore pas 25 ditëve pushimi.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se shkollat vet do të vendosin se si do t’i kompenzojnë 5 ditët e punës të cilat u shfrytëzuar si ditë pushimi më tepër, qoft përmes ditëve të shtune apo orëve shtes gjatë ditëve të punës.

E sigurt është vetëm se ditët e humbura do të kompenzohen në këtë mënyrë e jo përmes vazhdimit të mësimit edhe për një javë në fund të vitit, pasi që semi maturantët do të kenë provimin pranues me 17,18, 19 Qershor.