FutbollSporti

Tare, favorit për t’u shpallur drejtori sportiv i vitit

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, është favorit për t’u shpallur drejtori më i mirë sportiv i këtij viti në ceremoninë “Globe Soccer Awards”, që do të mbahet më 29 dhjetor në Dubai.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet italiane. Tare po vlerësohet favorit për këtë çmim falë punës që ka bërë te Lazio, ekip që këtë edicion po lufton për titullin e kampionit në Serie A, pasi zë vendin e tretë në tabelë.

Konkurrentë të Tares për këtë çmim janë edhe drejtorët e tjerë sportivë, si Andrea Berta (Atletico Madrid), Eric Abidal (Barcelona) e Marc Overmars (Ajax).

Tare 46-vjeçar, prej vitit 2009 është në rolin e drejtorit sportiv të Lazio, ekip ku edhe e ka mbyllur karrierën si lojtar aktiv.