Të fundit

Ftesë për tenderë nga organizata “Help”, ndërtim të shtëpive private edhe në Bujanoc

Organizata gjermane “Help” ka bërë ftesë publike për pjesëmarrje në procedurën e tenderit për ndërtimin e 31 shtëpive private të përfituesve të projektit, transmeton Titulli.com.

Ky tenderë bëhet në kuadër të projektit “Menaxhimi i Migracionit dhe Mbështetja për Kthimin e Azilkërkuesve (Faza 2)” dhe realizohet nga organizata gjermane “Help – Hilfe zur Selbsthilfe” në Serbi.

Kontratat do të ndahen në Pirot, Nish, Nishka Banja, Merosina, Gadzin Han, Doljevac, Zitoradja, Aleksinac, Prokuplje, Subotica, Obrenovac, Leskovac, Bujanoc dhe Vrajë.

Ofertuesit e interesuar mund të shkarkojnë dokumentacionin e tenderit në faqen e internetit të organizatës “Help” www.help-serbia.org.rs.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 tetor deri në orën 14:00. Hapja e ofertave do të organizohet në të njëjtën ditë duke filluar nga ora 14.15 në zyrën e organizatës “Help” në Beograd.

Shihni më shumë rreth tenderit në portalin http://eKapija.