Takim miqësorë i udhëheqjes së PVD-së me Diasporën
Dje, në ambientet e Partisë për Veprim Demokratik kryetari Shaip Kamberi, nënkryetarja Ardita Sinani, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa dhe deputeti popullor Fatmir Hasani pritën në takim mërgimtarë të cilët në këtë periudhë janë duke i kaluar pushimet në vendlindjet e tyre.
Në këtë takim miqësor,
bashkëatdhetarët tanë u njoftuan nga udhëheqësit e PVD-së për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, si dhe mundësinë e bashkëpunimit përmes këshillave dhe përvojave të diasporës tonë.