Lajme

Tahiri: Korrupsioni dhe krimi po na shkatërrojnë si shtet

Tahiri ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që të mos bien pre e politikës e grupeve të ndryshme kriminale, por të punojnë më përkushtim dhe profesionalizëm.

“Për që ka keqpërdorime, e korrupsion nuk ka pikë dyshimi, në çdo vend të botës ka të tilla e sigurisht ka edhe te ne, por çdo vend i botës bënë matje sa i ka luftuar këto dukuri, fatkeqësisht ne nuk arritëm ta luftojmë krimin e korrupsionin”, ka deklaruar Tahiri në televizionin publik, lajmi.net

Ministri i Drejtësisë ka folur edhe për largimin e ambasadortit britanik nga Komisioni për verifikimin dhe përzgjedhjen e personave meritor në pozita publike duke thënë se Kosova nuk ka dhënë shembull të mirë në disa raste.

Sa u përket reagimeve për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, Tahiri ka theksuar se disa anëtar të Komisionit “ad hoc” për hetimin e këtij rasti e kanë keqpërdorur detyrën duke bërë fushatë politike kundër disa ministrive e zyrtarëve të ndryshëm shtetëror.

Ai ka thënë se ky komision nuk e ka kryer punën e vet pasi që nuk ka arritur ta votojë raportin, po ka abuzuar duke e përdorur këtë rast për qëllime politike