Opinione

Surroi: Synim i qeverisë është çkapja e shtetit, e natyrshme që Thaçi duhet ta shohë me preokupim

Duke folur për pozitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, publicisti Veton Surroi ka thënë se ai është pjesë e rëndësishme e shtetit të kapur.

Sipas tij krijimi i kësaj qeverie është në funksion të çkapjes së shtetit ndërkaq ky i fundit është e natyrshme ta shohë me preokupim.

Surroi thotë se heqja e fotografisë së Thaçit në zyrën e kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani është temë shumë e vogël në krahasim me çështjet që e preokupojnë vendin.

Sipas tij me 1 mars hyn në fuqi një legjislacion i ri gjerman që më lehtë fitohet e drejta e punës dhe më lehtë merret familja.

Ai përmend kontratën që Gjermania ka nënshkruar me Kosovën për stafin mjekësor, duke shtuar se Kosova po e humb një të tillë.

Sipas tij, nëse nuk ka ndryshme serioze në Kosovë, atëherë mund të ndodhë që vendi të humb në substancë çdo 10 vjet.

“Kosova mund të mbetet një shtet i pleqve që servisohet nga punëtorët që punojnë në Gjermani ndërkohë duhet marrë punëtorë nga Bangladeshi e vende tjera. Është më me rëndësi se ku e ka vendosur Vjosa Osmani fotografinë apo këto vendime dramatike që duhet të merren sot”, ka thënë ai.