FutbollSporti

Superkupa e Spanjës: Barcelona dhe Atletico Madrid “luftojnë” për finalen e madhe

Superkupa e Spanjës në formatin e ri me 4 skuadra do të marrë formë mbrëmjen e sotme kur të përcaktohet edhe skuadra e dytë gjysmëfinaliste e këtij kompeticioni.

Në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City, Barcelona sfidon Atleticon e Madridit për finalen e madhe që do të zhvillohet në ora 20:00, shkruan Gazeta Blic.

Janë 4 mungesat e rëndësishme të blaugranave në këtë sfidë pasi lojtarë si Ter Stegen, Arthur, Dembele dhe i sapo rikthyeri Arda Turan janë të dëmtuar, ndërkohë që në kampin bardhekuq, mungesa e madhe është vetëm ajo e Diego Costas.

Barcelona futet në këtë ndeshje pas tre barazimeve dhe një fitorje, kurse Atletico Madrid vjen pas 3 fitoreve rresht në La Liga.

Kujtojmë që cilado nga këto dy skuadra që triumfon në ndeshjen e sotme, në finalen e madhe do të përballet me Real Madridin që mbrëmë e mposhti Valencian në gjysmë-finalen e parë me rezultat 1 me 3.