Super grabitja, 8 burra të veshur si policë vjedhin 750 kg ar në aeroport
Tetë burra të armatosur të veshur si policë vodhën rreth 750 kilogramë ar dhe metale të tjera të çmuara, për një vlerë të parashikuar prej 40 milion dollarë (rreth 36 milionë euro), nga një depo në aeroportin ndërkombëtar Guarulhos në Sao Paulo.
Sipas autoriteteve të aeroportit, banda vodhi ndër të tjera, një sasi lingotash ari të destinuara për Zyrih dhe Nju Jork.
Hajdutët hynë në aeroport me dy makina të tipit fuoristradë, me logo të Policisë Federale Braziliane, të cilat pas vjedhjes u gjetën të braktisura rreth 20 km larg aeroportit.
Gjatë vjedhjes nuk pati lëndime apo shkëmbim zjarri, por sipas një oficeri policie që donte të mbetej anonim, një zyrtar i aeroportit dhe tetë anëtarë të familjes së tij, përfshirë katër të mitur që janë rrëmbyer nga banditët dhe janë lënë të lirë pas 12 orësh.
Dy punonjës të aeroportit janë marrë peng, sipas policisë, raporton BBC.
Disa raporte sugjeruan se të dyshuarit mund të kenë rrëmbyer familjen e një punonjësi të lartë të mërkurën për të fituar informacionin e brendshëm rreth ngarkesës që do të transportohej.
Sipas pamjeve të sigurisë, katër burra u larguan nga makina dhe së paku njëri kishte pushkën. Një zëdhënës i aeroportit tha se askush nuk u lëndua në incident, por nuk raportoi për pengjet