Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari shqiptar e largon familjen nga frika
Furra “Çollaku” në Serbi ishte cak i një sulmi mbrëmë në Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës.
Pronari i furrës nga frika u desh ta çonte familjen e tij në një vend të sigurt, raporton portali “Belocrkvanske Novosti”.
Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari i furrës ishte në pjesën e brendshme të objektit, ku po përgatiste bukë dhe pasta për shitje me punonjësit e tij.
Autori i sulmit theu vitrinën e dyqanit, por u kap nga kamerat e sigurisë.
Sipas punonjësve të furrës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Vendasit me të cilët foli gazetari i portalit “Belocrkvanske novosti” thanë se ishin tmerruar nga ajo që panë se nuk kishin ndonjë inat me pronarin e furrës, se rregullisht blinin bukë prej tij dhe se nuk mbanin mend nëse kishte ndodhur ndonjëherë një incident i ngjashëm në Bela Crkva.