LajmeTë fundit

Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd, reagon kryeministri Markoviq

Ambasada e Malit të Zi në Beograd ka rënë pre e një sulmi të huliganëve serbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mjete piroteknike janë hedhur në drejtim të godinës ku ndodhen zyrat e ambasadës.

Një pjesë e flamurit të Malit të Zi është dëmtuar nga flakët, ndërkohë që stafi ka bërë ndërrimin e menjëhershëm.

“Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë”, u shpreh kryeministri malazez, Dushko Markoviq, duke paralajmëruar se do të mbrojë vendin e tij nga aktorë të brendshëm dhe të jashtëm që kërkojnë destabilitet.

Situata në Mal të Zi është tensionuar ndjeshëm pas vendimit të Parlamentit për të kaluar një ligj për komunitetet fetare. Sipas komunitetit serb në Mal të Zi dhe zyrtarëve në Beograd, me këtë ligj Podgorica synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse