Sulmohen pronat shqiptare në Serbi, përsëri thyhen xhamat e furrës “Çollaku”
Dritarja e furrës “Banat -Colaku”, pronari i së cilës është shqiptar në Bela Crkva, u thye përsëri, një vit pas incidentit të parë të ngjashëm. Sulmi i radhës kundër kesaj furre të shqiptarit ka ndodhur dje.
Shqiptarët edhe i ushqejnë serbët me bukë edhe sulmohen nga ata?!
“Kjo po bëhet nga një person i cili tashmë është dënuar dy herë për rrezikimin e sigurisë sime dhe e ka përsëritur këtë tre ose katër herë, dhe ka marrë të gjitha dënimet me kusht, që është një mesazh i qartë se ai mund të vazhdojë ta bëjë këtë,” ka thënë e kolegu i një protali lokal Stefan Cvetkovic për Beta. Vitin e kaluar, pas sulmit, pronari i furrës së bukës e strehoi familjen në një vend të sigurt.
Nuk është ky sulmi i parë në Serbi kundër pronave te shqiptarëve. Në Serbi ka mbi 100 furra të shqiptarëve që mbajne me bukë qytetarët. Shqiptarët edhe i ushqejnë serbët me bukë edhe sulmohen nga ata?!
Do përkujtuar se nuk kalon muaj pa ndonjë sulm apo provokim të serbëve ndaj shqiptarëve në Serbi, sidomos në Luginën e Presheves, mjedis ky i banuar kryesisht me shqiptarë etnik, që njihet si popullata më e varfur dhe më e diskriminuar në Evropë