Sulmi në Moskë, Putin: Janë arrestuar të gjithë të dyshuarit, tentuan të arratiseshin në Ukrainë
Vladimir Putin ka filluar të flasë, duke i quajtur të shtënat e mbrëmshme një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar” dhe duke thënë se të përfshirët u përpoqën të arratiseshin dhe të kalonin në Ukrainë.
“Të katër autorët e drejtpërdrejtë të sulmit terrorist, të gjithë ata që qëlluan dhe vranë njerëz, u gjetën dhe u ndaluan”, thotë ai.
“Ata u përpoqën të fshiheshin dhe u nisën drejt Ukrainës, ku sipas të dhënave paraprake u përgatit një dritare në anën ukrainase për të kaluar kufirin shtetëror”, pohon ai, raporton Skynews.
Ukraina ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje.aGjithsej 11 persona u arrestuan, shton presidenti – ndërsa shërbimet e sigurisë thanë më herët se shtatë të arrestuarit e tjerë ishin bashkëpunëtorë.
aPutin shpall një ditë zie për nesër dhe u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të të vrarëve në sulm.