Showbiz

Sukseset nuk kanë të ndalur për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, ky është i radhës

Suksesi i Dua Lipës dhe Bebe Rexhës nuk ndahet.
Këngëtaret me origjinë shqiptare janë nominuar në iHeart Radio, respektivisht me 3 dhe 2 nominime.

Pas dy nominimeve në Grammy, Dua goditi në iHeart Radio. 23-vjeçarja u nominua për 3 çmime, ‘Artisja e vitit’, ‘Koreografia më e mirë e vitit’ dhe ‘Video muzikore më e mirë’.
Në kategorinë ‘Artistja e vitit’, Dua përballet me yje si Ariana Grande, Camila Cabello, Cardi B dhe Halsey.

Pjesë e listës së të nominuarve është edhe Bebe Rexha. Ajo është e nominuar në dy kategori, ‘Kënga kauntri e vitit’ dhe ‘Bashkëpunimi më i mirë’.

Lista dominohet nga Cardi B me 13 nominime në total.

Ajo ndiqet nga Drake me 8 nominime dhe Post Malone me 5 nominime.