Sugjerimi i evropianëve: Zgjidhni Shqipërinë për verën 2019
Portali evropian “DonneCultura” që i kushtohet udhëtimeve dhe kulturës i ka dedikuar një reportazh jugut të Shqipërisë.
“DonneCultura” vlerëson plazhet shumë të pastra dhe ujërat e kristalta që karakterizojnë këtë zonë.
“Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe të turizmit në vitin 2017, madje në vitin 2011 u zgjodh destinacioni i vitit nga portali i njohur Lonely Planet”, shkruhet në reportazh.
Në fakt Shqipëria është bregu tjetër i mrekullueshëm i rivierës puljeze dhe asaj greke, por “Low Cost”. Madje për të pritur këtë fluks turistësh Shqipëria është pajisur mirë, pasi mund të shkohet me traget ose me avion me çmime të arsyeshme, mbi të gjitha jashtë sezonit turistik. Bregu ka arritur të ruhet nga rritja e ndërtimit dhe oforn ujëra dhe plazhe magjepsëse, ndonëse tashmë përballet me një rritje të turizmit masiv në kulm të sezonit.
Sipas portalit “DonneCultura”, destinacionet që nuk duhen humbur janë Karaburuni, që ofron peisazhe unike në gjithë Europën.
Në këtë gadishull gjendet edhe Gjiri i Gramës ku gjenden shkrime antike nga marinarët dhe shpella e famshme e Haxhi Aliut që ndryshe quhet, “shpella e piratëve”.
“Duke vazhduar në jug vjen mali i Llogarasë, ku kalon në një rrugë piktoreske në një lartësi prej 1 027 metra. Pasi zbret këtë mal mbërrin në Rivierën Shqiptare që mund të fotografohet lehtësisht edhe kur je sipër Llogarasë. Plazhi i parë i famshëm është ai i Dhërmiut. Në muajt e verës Dhërmiu është plot me turistë, por mund të zgjidhni të shkoni në gjiret e shumta përreth, si Drimadha, apo Jala që është një plazh i vogël, i mrekullueshëm dhe i qetë.
Ndërsa në Himarë përpiquni të evitoni plazhet e mbushura me turistë si Spille, Potam dhe Prinos, e njëjta vlen edhe për Livadhin, vetëm tre kilometra larg qendrës. Më mirë të shkoni në Llaman, që është më pak i frekuentuar edhe në kulm të sezonit.
Porto Palermo, një gadishull i vogël, është vërtetë sugjestive dhe është përdorur gjithashtu nga regjizorët për kështjellën e saj të vogël. Fshati i Borshit është fantastik për një shëtitje përgjetë bregut. Plazhi është i rrethuar nga ullinj dhe agrume.
Saranda është Rimini i Shqipërisë, anashkalojnei për shkak të fluksit të lartë të turistëve dhe shkoni për në Ksamil dhe katër ishujt e tij të paharrueshëm, të pasura me gjelbërim, që arrihen lehtësisht me not ose me vakra me pedale.
Pranë ksamilit ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, trashëgimi njerëzore në UNESCO për historinë e tij antike”, shkruhet në reportazh.