Suedia dhe Norvegjia me temperatura deri në minus 42 gradë celsius
Trafiku në Suedi është rënduar dhe ka pasur shumë vonesa shkaku i stuhisë së borës që ka përfshirë shtetin skandinav.
I ftohti në Suedi është në nivele ekstreme dhe është përcjellë me erëra të fuqishme.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq qindra ngasës kanë qëndruar nëpër automjetet e tyre në autostradat e bllokuara nga bora.
Sipas mediave suedeze, temperaturat në Suedi kanë arritur në minus 38 gradë celsius.
Në Danimarkën fqinje, autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme shkaku i borës dhe erës së fuqishme në pjesët veriore dhe perëndimore të shtetit.
Ndërkaq, në kufirin mes Norvegjisë dhe Suedisë është regjistruar temperatura më e ulët e këtij dimri me minus 42.5 gradë celsius.