Bota

Stuhi breshëri, qyteti meksikan mbulohet nga “tapeti” prej akulli

Gjashtë lagje periferike të qytetit meksikan Guadalahara janë mbuluar nga një shtresë ë trashë akulli pas një stuhie breshëri që përfshiu gjithë zonën. Në pjesën më të madhe të territorit akulli arriti në 1,5 metra lartësi, duke bllokuar makinat në rrugë.

Zyrtarët vendorë raportojnë edhe për përmbytje dhe pemë të shumta të rrëzuara, si dhe 200 shtëpi të dëmtuara, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë ose person i plagosur. Stuhia goditi befasisht dhe me shpejtësi të lartë gjithë territorin duke bërë që temperaturat të zbrisnin në pak sekonda nga 22, në 14 gradë Celsius.

Temperaturat në Guadalahara kanë arritur deri në 37 gradë Celsius në javët e fundit dhe lagështia në ajër ka bërë që shtohen mundësitë për stuhi breshëri. Zakonisht, zona ka një nivel konstant temperaturash 31 deri në 32 gradë Celsius.