Lajme

Studentja shqiptare në Vjenë, Doruntina Berisha në garë për çmimin “European Women of Legal Tech 2020 Award”

Doruntina Berisha është studente dhe asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Vjenës.

Ajo është në garë për çmimin “European Women of Legal Tech 2020 Award”. Ky nominim i Doruntinës është ardh falë kontributit të saj në udhëheqjen e projektit për zhvillimin e mësimit digjital në Universitetin e Vjenës gjatë kohës së pandemisë të këtij viit.

“Gjatë pandemisë kam krijuar platformën për të gjithë profesorët e Vjenës që brenda 24 orëve të kenë qasje në mësim onlinë. Kjo platformë “Survival Guide” nuk u shpërnda vetëm në Universitetin e Juridikut në Vjenë por edhe në Universitet e tjera në Austri”, është shprehur Doruntina Berisha për Albinfo Austria.

Doruntina Berisha studion për Juridik dhe Fizik në Universitetin e Vjenës. Në vitin 2017 ajo u pranua asistente në Departamentin e Inovacionit dhe Digjitalizimit të profesor Nikolaus Forgo në Fakultetin Juridik.

Semestrin vjeshtor të vitit 2019 ajo e përfundoi në Universitetin e Santa Clara në Silicon Balley (Kaliforni, Amerikë), ku u specializua në IT-, IP për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave me një focus të veçantë në Inteligjencën Artificiale dhe „Legal Tech“.

Doruntina ka publikuar dy kapituj të një libri: një artikull për ligjin dhe mbrojtën e të dhënave dhe një tjetër për ligjin e IP-së.(Intellectual Property Law).

Në këtë garë, Doruntina është e vetmja shqiptare në mesin e shumë nacionaliteteve tjera.

Të votojmë të gjithë që këtë çmim ta fiton Doruntina Berisha.

Votimi është shumë i shpejt dhe e gjeni në linkun në vijim:

Të drejtë votimi keni deri me datën 09.10.2020

https://womenoflegaltech.eu/nominee/doruntina-berisha/?fbclid=I%C3%ABAR3rUhNOx7Ox12rChcrykuYYatIR11vBh9xU0zTonq226yySmjM-lZlgmlg