Liverpool nuk është më i pamposhtur në Premier Ligë
Liverpool me në fund ka pësuar humbje pas 20 ndeshjeve në Premier Ligë. Atë e ka mposhtur sot në Etihad Stadium kampioni në fuqi, Manchester City me rezultat 2-1. Pavarësisht humbjes, Liverpool vazhdon të pri në Premier Ligë dhe ka katër pikë më shumë se City në vendin e dytë dhe gjashtë më shumë se Tottenham në vendin e tretë
Liverpool me në fund është dorëzuar dhe nuk është më skuadra e pamposhtur në Premier Ligë.
Manchester City, kampioni në fuqi, është skuadra që ia ka shkaktuar humbjen e parë Liverpoolit këtë sezon duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Në pjesën e parë City e filloi më mirë por Liverpool kishte rastet më të mira për shënim.
Rasti i parë ishte në minutën e 20, topi i tij goditi shtyllën ndërkaq Stones duke u përpjekur për ta larguar topin godet portierin Ederson dhe topi po shkonte drejt rrjetës mos të ishte Stones ai që përsëri e largoi atë nga vija fatale e golit.
Liverpool ishte përsëri në pozitë të mirë për të shënuar, ku Salah vodhi një top përsëri nga Stones, por Kompany ndërhyri dhe e rrëzoi Salahun e mandej e quajti edhe p…, po për çudi ai vetëm u ndëshkua me të verdhë.
E derisa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, në zonën e rreptësisë së Liverpool krijohet një tollovi. Aguero merr topin, godet nga këndi i vdekur duke e lënë të stepur Alissonin dhe kaluar Cityn në epërsi në minutën e 40-të.
Me këtë rezultat të ngushtë përfundon dhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Liverpool fillon më mirë por City ishin të parët që sulmuan me Sanen, por që nuk arritën të shenojnë golin e dytë.
Klopp bëri zevendësimin e parë, që ishte Fabinho për Milner dhe doli të jetë një zevendësim i qëlluar.
Në minutën e 62-të, Fabinho pason të Trent-Arnold, i cili gjen të lirë në krahun e majtë Robertson e ky i fund bën një asist përfekt për Firminon i cili barazon rezultatin.
Manchester City reagon menjëherë dhe nisen në sulm në të gjitha anët dhe arrin ta rikthejnë epërsinë në minutën e 71-të me anë të Leroy Sane. Ishte Sterling që e nisi këtë aksion edhe pse topi ku ai e mori ishte qartë në pozitë jashtëloje por që gjyqtarët nuk e vërejtën këtë.
Pas pësimit të golit në minutën e 77 luan edhe Xherdan Shaqiri.
City do të kishte mundur që ta trefishonte epërsinë sikur Aguero do të shënonte gol pasi që një pasim i Sterling e vuri atë ballë për ballë portierit Alisson por që ai i komplikoj gjërat dhe dështon të shënon.
Sterling ishte po ashtu afër që të shënohej në listën e golashënuesve pasi që pati një rast ideal para Alisson në minutën e 89-të, por goditja e tij përfundoi jashtë.
Liverpool tentoi të barazoi në pesë minutat shtesë dhe pati në fushë katër sulmues por nuk e arriti këtë.
Pas javës së 21-të të Premier Ligës, Liverpool vazhdon të pri më 54 pikë, katër më shumë se Manchester City që sonte kalon në vendin e dytë.