Stefanovic i quan liderët e Kosovës kriminelë lufte
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanovic, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për deklaratën e tij se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk duhet të luajë rolin e molerit në lojën lindje-perëndim.
Stefanoviq ka thënë për Tanjugun se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dëshirë të bëjë punën e molerit
“Vuçiqit i pëlqen të bëjë punën e molerit, por nuk është vrasës, dhunues dhe kriminel lufte, siç është Behgjet Pacolli dhe shefat e tij”, ka thënë Stefanovic.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhet të ndalet me retorikat agresive ndaj Kosovës.
E ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!”, ka thënë Pacolli.