Të fundit

Stankoviq : Shqiptarët në Bujanoc provokuan me zgjedhjen “Qyetetar nderi” të Gent Cakaj

Kovendi Komunal në Bujanoc ka shpallur Genta Cakajn “Qytetar nderi”, e në lidhje me këtë ka reaguar drejtori i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, transmeton Ministria e Lajmeve.

Stankoviqi propozomin e Asamblesë Komunale të Bujanocit për zgjedhjen e Gent Cakaj, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, si “qytetar nderi” dhe propozimin e shkarkimit të dy drejtorëve të vetëm nga komuniteti serb në komunën e Bujanocit në këtë kohe pandemi e vlerësoi si një mesazh të keq nga struktura qeverisëse shqiptare.

“Shkarkimi i drejtorit është një vendim politik dhe na kthen mbrapsht. Meqenëse janë emëruar me ligj, ato duhet të zëvendësohen me ligj, dhe jo sepse janë serbë

Kjo lëvizje mund të interpretohet si një provokim. Vendime të tilla nuk kontribuojnë në mirëqenien e njerëzve në atë zonë. Siç e dimë të gjithë, Bujanoci është një vend multietnik. Udhëheqja komunale tani po dërgon një mesazh që nuk kontribuon në unitet.

Unë besoj se serbët dhe shqiptarët mund, si më parë, të jetojnë së bashku dhe të zgjidhin problemet së bashku, dhe shpresoj që në këtë rast të veçantë, arsyeja dhe respekti reciprok të mbizotërojë brenda kornizës së vlerave të pranuara përgjithësisht në një mjedis shumëkombësh” – deklaroi Stankoviq

Ndërsa për vendimin për zgjedhjen qytetar nderi të Gent Cakajt, Stankoviq thotë se ligji është i qartë. Kjo do të vendoset nga Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.