Lajme

Sqarohet Arben Gashi rreth videos së publikuar: S’kam pasë kontakt fizik me deputetin e VV-së!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një shkrimi në “facebook”, është deklaruar rreth videos të publikuar sot në portale lidhur me incidentin në Kuvendin e Kosovës, mes tij, Kujtim Shalës dhe Gazmend Gjyshincës, shkruan GazetaBlic.

Gashi ka thënë se ai nuk ka pasur asnjë kontakt fizik me Gjyshincën, madje atë kohë kur ka filluar përplasja ai thotë se është munduar ta mbajë edhe distancën fizike.

Shkrimi i plotë :

Megjithëse vlerësova se përmes konferencës për medie sqarova pozicionin tim lidhur me ngjarjen në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Politikë të Jashtme, publikimi i videos dhe raportimi/interpretimi rreth saj po shoh se kanë shkaktu konfuzion, me thënë minimalisht!

Unë nuk kam qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor. Në videon e publikuar (shih disa nga imazhet) është më se e qartë që unë kam distancë të madhe fizike me palet debatuese dhe nuk kam në asnjë formë kontakt fizik me deputetin e VV-së – përveç disa sekonda kur unë jam përpjekë me bë distancen fizike në mes të diskutantëve deputet ne korridor.

Kërkoj nga media Koha dhe KTV që për korrektësi dhe etikë, ti trajtojne lajmet me profesionalizëm lidhur me këtë çështje, dhe mos të bëhen palë duke shtrembëruar ngjarjen!

Për sqarim, unë jam personi me pantolla ngjyre kafe/bezhë.