Spitalet e Kosovës afër limiteve të kapaciteteve, mbi 700 pacientë me koronavirus të shtrirë
Kosova ka shënuar 963 raste të reja me Covid-19, numër ky rekord që nga shpërthimi i pandemisë në mars të këtij viti. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se ky numër i personave të infektuar ka rezultuar pas 2,056 testimeve të kryera.
Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 13 raste të vdekjes, ndërkaq 177 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirus.lajmi.net.
E sipas të dhënave të fundit, në Klinikën Infektive në QKUK, klinikat e tjera COVID dhe në Spitalet Rajonale janë të shtrirë 700 pacientë me koronavirus.
Nga këta pacientë 13 prej tyre janë në respiratorë, 489 janë në asistencë të oksigjenit.
Ndërkohë sot nga ora 18:00 do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid19 të cilat gjithashtu parashohin edhe kufizimin e lëvizjes në zonat e kuqe