Bota

Spanja drejt shifrave të zymta të Italisë, qendra tregtare kthehet në morg

Spanja po shkon drejt “rekordeve” të zymta të Italisë. Ministria e Shëndetësisë raportoi shifrat tragjike, me një rritje 20% nga një ditë më parë, me plot 514 viktima në 24 orë.

Vetëm në Madrid, numri i viktimave është rritur në 1535, ndërsa mbi 12 mijë janë të prekurit.

Situata dramatike thellohet nga raportimet e ushtrisë spanjolle, e cila ka gjetur të moshuar të braktisur dhe në disa raste dhe të vdekur në azile, ndërkohë që një pistë patinazhi në një qendër tregtare është kthyer në një morg të përkohshëm.

“Ushtria, gjatë inspektimeve ka gjetur të moshuar të braktisur dhe disa herë të vdekur në shtratet e tyre”, raporton zyra e prokurorit të përgjithshëm në Spanjë, ndërkohë që shton se një hetim për këtë çështje është hapur.

Po ashtu bëhet me dije se ushtarët spanjollë të angazhuar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, kanë nisur edhe dezinfektimin e azileve të pleqve, një nga vendet më të goditura nga pandemia./Opinion.al