Sot nis faza e dytë e lirimit të masave në Kosovë
Sot fillon faza e dytë e masave të lehtësimit në Kosovë, gjatë së cilës do të ketë hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.
Në fazën e dytë do të rihapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre-me-vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta), qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe hapja e galerive dhe muzeve.
Qytetarët do të mund të lëvizin katër orë, dy orë paradite dhe dy orë pasdite, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.
Ndryshe, faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit në Kosovë filloi më 4 maj, teksa faza e dytë parashihet të zgjasë deri më 1 qershor