Sot në Preshevë u Çertifikuan 10 kursante në profilin e rrobaqepsisë
Sot në Preshevë u Çertifikuan 10 kursante në profilin e rrobaqepsisë, gjenerata e dytë nga kursi profesional i rrobaqepsisë.
Kursi profesional i rrobaqepsisë i finansuar vitin e kaluar nga “ TIKA” , Rep.Turqisë dhe i mbështetur nga komuna Preshevës është duke u implementuar nga OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim për të dytin vitë me rradhë , ku dhe sot u ndanë Çertifikatat për 10 kursante që vijuan kursin profesional të rrobaqepsisë,
i cili është një projekt afategjatë dhe gjatë implmentimit do të aftësohen një numër i madhë grave dhe vajzave në këtë profesion.
Motoja e projektit “ Për një grua të avansuar dhe profesionale “ gjithashtu dhe
qëllimi i projektit : orjentimi i gruas në karier profesionale , aftësimi profesional në sektorin e tekstilit pra të rrobaqepsisë ,ngritja e kapaciteteve të gruas përmes pjesëmarjes ,përgaditja e kuadrave të reja te kualifikuara të gatshme për tregun e punës, ku në të ardhmen do të jene një fuqi punotre e re në komunën tonë.
Disa të dhëna gjatë projektit të kursit dhe Programi që u zhvillua për kursantet në implementimin gjashtëmujor :
* Skicim figure
* Teknika të zhvillimit të prerjes industriale .
* Qepje e modelit.
* Rregullim i difekteve
* Teoria e ngjyrave
* Modelim dhe prerje për femijë.
* Modelim dhe qepje bluze.
* Modelim dhe qepje fustani.
* Modelim dhe qepje këmishe.
* Modelim dhe qepje xhakete.
* Modelim dhe qepje palltoje, etj
Gjenerata e parë u Certifikuan në Korrik të vitit 2019 , kurse për gjeneratën e dytë të kursanteve , tash rrobaqepëse profesionale , nga sot fillon një prespektivë e re , mund te fillojn punën në hapjen e bizneseve personale,
gjithashtu mund edhe të fillojnë punën ne biznese aktuale , ku përmes punës që punojn do të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.
Përmes ketij projekti po krijohen më shumë mundësi për qytetarët e komunës së Preshevës , sepse tash në mesin tonë kemi kuadra profesionale në lëmin e tekstilit pra rrobaqepsisë dhe në të ardhmen mund të i ftojmë kompanit prej jasht vendit nga fusha e tekstilit që të stacionohen në Preshevë , pasi që njeri ndër kriteret kryesore që një biznes të vije ne ndonjë qytet është fuqia puntore.
Gjatë 6 muajve vijimi nga kursantet OJQ Vizioni.për zhvillim dhe kooperim kemi realizuar 2 projekte :
Uniforma për nxënësit e Sh.M.Teknike ” Presheva ” projekt i Finansuar nga Këshilli kombëtar Shqipëtarë
25.000 Maska mbrojtëse për Luginën e Preshevës projekt i finansuar nga Ministria e kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe TIKA.
Për shkak të gjendjes së jashtzakonshme nga TIKA na kanë njoftuar që këtë here nuk do të jenë prezent , por janë të knaqur me punën e shoqatës tonë.
Kursi profesional i rrobaqepsisë do të hapim konkursë për pranimin e gjeneratës se 3 ne muajin shtator.
OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim i donatoret dhe kursantet për punën vullnetare dhe për përkujdesjen e treguar për makinat qepse , të cilat do të shërbejn për gjeneratën e tret , për të cilën do të hapim konkurs ne muajin shtator 2020.,gjithashtu një faleminderim dhe Mirenjohje për Mediat e shkruara dhe elektronike të cilët janë partner kyresor të promovimit te punës dhe aktiviteteve tona e ata jane ” Rtv Aldi , rtvpresheva.com ,Departamenti , Ministria e Lajmeve , PreshevaPress.com ,@Lugina Press , Lugina Lajm
Për te gjitha këto që u thanë dhe gjithë këto mundësi që po na krijohen për rininë preshevare ,u bënë të mundura me mbështetjen nga Rep e Turqisë, me vullneti e Ambasadorit të Rep.Turqisë z.Tanju Bilgic , me angazhimi e kordinatores TIKA-së Çagla Gültekin Tosbat dhe me ndihmën e miqve tanë që angazhohen për të mirë e Luginës së Preshevës.
Në emër të OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim gjithashtu në emër të grupit të kursanteve faleminderit Rep.Turqisë për mundësit dhe finansimin e projektit “ Kursi profesional I rrobaqepsisë” dhe për projektin ” Maska mbrojtëse për Luginën e Preshevës ” .