Sot në orën 10:30 KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare
Komisioni Qendror Zgjedhor, njofton se sot më 7 nëntor në orën 10:30, do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor, dhe sot bëhen 1 muaj e 1 ditë. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këto parti janë duke zhvilluar takime për formim të qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.