Lajme

Sot fillojnë me punë tregjet e gjelbërta si dhe dyqanet artizanale

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur tre persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe janë regjistruar 312 raste të reja me këtë virus, që nënkupton se numri i përgjithshëm i pacientëve deri më tani është rritur në 6.630.

Që nga dje u testuan 3.111 persona, ndërsa 312 rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit.

Në spital janë të shtruar 3.703 pacientë, ndërsa 108 po trajtohen në respirator, transmeton Titulli.com.

Në Serbi janë shëruar 870 pacientë dhe janë testuar gjithsej 41.812 persona.

Nga sot në Serbi, qytetarët mbi moshën 65 vjeç mund të dalin për shëtitje gjysmë orëshe, tre herë në javë nga ora 18:00 deri në ora një pas mesnate. Duke filluar nga dita e martë, ndalesa e lëvizjes do të fillojë nga ora 18:00, dhe jo në ora 17:00 siç ishte deri më tani.

Gjithashtu, nesër në Serbi fillojnë me punë tregjet e gjelbërta të hapura dhe të mbyllura, si dhe dyqanet artizanale