Sot është mbajtur mbledhja e IV e Këshillit Komunal në Preshevë
Sot, në mbledhjen e VI të Këshillit Komunal, me iniciativë të kryetares Ardita Sinani është vendosur zgjatja e orarit të punës në shërbimet e administratës komunale, raporton rtvpresheva.com
Ky vendim është në funksion të lehtësimit të qasjes së qytetarëve, përfshirë mërgatën, në shërbimet e administratës komunale, në fluksin më të madh të kërkesave përgjatë muajve korrik dhe gusht.
Orari i punës në shërbimet e Administratës Komunale gjatë ditëve të punës do të jetë deri në ora 20:00, kurse të shtuneve nga ora 09:00 deri ora 15:00.
I është lejuar po ashtu orari i punës për 24 orë të gjitha furrave dhe pasticerive.