Sot është mbajtur mbledhja e 5-të е Кëshillit Komunal të Preshevës
Sot është mbajtur takimi i radhës i këshillit komunal, i cili është takimi i pestë me radhë për këtë vit. Si pikë kryesore e këtij takimi ishte ribalansi i buxhetit të vitit 2020 dhe Pako emergjente Presheva 2020.
Mjetet financiare prej 200 mij eurove që janë donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës bashke me mjetet e kursyera nga buxheti komunës, do të dedikohen komplet për të dëmtuarit gjatë pandemisë COVID 19, ku në këtë pako do të hyjnë familjet në nevoj, bujqit, fusha e gastronomisë si kafiteritë, baret, restorantet si dhe ndihmë financiare të gjithë penzionerëve të komunës së Preshevës.
PIka të tjera ishin edhe Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit për ndihmë financiare Subjekteve ekonomike të regjistruara të komunës së Preshevës nga “Pako Emergjente Presheva 2020 ”.
Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit për ndihmë financiare bujqëve të komunës së Preshevës nga “Pako Emergjente Presheva 2020 ”.
Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit për ndihmë financiare Penzionerave të komunës së Preshevës nga “Pako Emergjente Presheva 2020 ”.