LajmeTë fundit

Sot është bërë shpërdarja e kontratave për bujqit e komunës së Preshevës

Në ambientin e Kuvendit Komunal gjatë ditës së sotme është bërë shpërdarja e kontratave për përfituesit e subvencioneve që ka ndarë Komuna e Preshevës edhe për këtë vit. I pranishëm në këtë takim me bujqit ishte poashtu dhe Kryetari i Komunës z.Arifi, i cili personalisht u kujdes për shpërdarjen e kontratave.

Komuna e Preshevës vazhdon ti përkrah bujqit përmes programeve të tilla me qëllim të rritjes se prodhimit të produkteve në vendin tonë.

Shuma për këtë vit arrinë 20 mln din dhe gjithsejt janë 189 përfitues.