Lajme

Bill Gates përsëri bëhet njeriu më i pasur në botë, kalon Bezosin

Miliarderi Bill Gates merr përsëri titullin botëror të njeriut më të pasur të planetit, duke kaluar shefin e Amazonit, Jeff Bezos.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloombergut, themeluesi i Microsoftit ka arritur vlerën e 110 miliardë dollarëve kundrejt Bezosit me 108.7 miliardë.

Në vendin e tretë rezulton Bernard Arnault me 102.7 miliardë.

Gates kishte kapërcyer Bezosin brenda një periudhe të shkurtër kohe, por Amazon po shton përpjekjet për të rimarrë këtë stafetë./atsh