Sot dita e fundit për deklarimin e koalicioneve: Këto parti kanë arritur marrëveshje deri tani
Partitë politike të cilët do të hyjnë në zgjedhje në koalicion me një parti tjetër sot e kanë ditën e fundit për ta deklaruar atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ishin partitë e para që nënshkruan marrëveshje në mënyrë që të kenë një listë të përbashkët me kandidatë për deputetë.
Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ishte koalicioni i dytë që iu prezantuar qytetarëve të vendit, ndërsa këtyre iu është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.