Sondazhi i ri i PIPOS: LVV e para më 43.8%, PDK shënon rritje në 21.1%, dhe LDK më 17.2%
Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, më 43.8 përqind.
Fisnik Halimi nga PIPOS teksa prezantoi sondazhin tha se PDK ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me sondazhin paraprak, PDK sipas sondazhit ka 21.1 përqind, transmeton Telegrafi.
LDK është e radhitur e treta, më 17.2 përqind, kurse AAK më 7 përqind.
Sipas sondazhit, LVV në parlament do të ketë 49 ulëse, PDK 29 ulëse, LDK 19 ulëse, AAK 8 ulëse, kurse komunitetet 20 ulëse.
Sondazhi ka përfshirë 3 mijë respodentë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.