Sondazhi i ri: Biden në epërsi ndaj Trump
Kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Joe Biden, udhëheq përpara presidentit të tanishëm Donald Trump.
Sondazhi i fundit nga ABC News dhe Washington Post, tregon se Biden është përpara Trump me 49 për qind kundrejt 47 për qind që ka Trump, transmeton Telegrafi.
Kur bëhet fjalë për ekonominë, 57 për qind e të anketuarve mbështesin mënyrën se si Trump e sheh atë.
Ndërsa Trump dhe Biden janë të barabartë në përgjigjen e pyetjes se kush do të menaxhonte më mirë krizën e coronavirusit, por Biden është më i mirë për menaxhimin e përgjithshëm të shëndetit.
Sondazhi u zhvillua javën e kaluar dhe gjithashtu tregon se Biden është ende duke udhëhequr përpara homologut të tij demokrat, Bernie Sanders, në një kohë kur zgjedhjet janë ndërprerë kryesisht nga kriza e coronavirusit.