Biznes

Sllovenia i thotë lamtumirë ‘Gorenjes’: I tërë prodhimi në Serbi

Krenaria e dikurshme e industrisë sllovene, frigoriferët e famshëm “Gorenje” nga Velenja, në të ardhmen do të jenë ekskluzivisht brend serb, transmeton Gazeta Metro.

Fabrika “Gorenje Valevë”, anëtare e “Grupit Gorenje”, i cili nga viti i kaluar është në pronësi në shmicë të kompanisë kineze “Hisense Group”, në përiudhën e ardhshme do të të shndërrohet në qendër evropiane të ktij grupacioni për teknikën ftohëse.

Këto ditë, sipas medieve serbe, po bëhet zhvendosja e një pjesë të prodhimit të frigoriferëve të gjeneratës së re nga Sllovenia në Valevë, e fjala është për prodhimin e rreth 150.000 aparateve në vit dhe në këtë ndërmarrje janë investuar rreth katër milionë euro, shkruan “Politika”.

Pritet që më së voni deri më 1 prill e tërë teknika ftohëse e “Gorenjes” të prodhohet në Valevë, me kapacitet 750.00 copë në vit, ndërsa planifikohet edhe fabrika e re me një mijë punëtorë.