Skender Hyseni “lajmërohet” nga Washingtoni: Takimet fillojnë qysh nesër në mëngjes
Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka deklaruar se sot shkuar në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai në një intervistë për klankosova.tv deklaroi se nesër do t’i zhvillojë takimet.
“Në Washington kam mbërri sot, ndërsa takimet fillojnë nesër në mëngjes sipas orës lokale”, ka thënë Hyseni.
Ndryshe, Hyseni ditë më parë ishte në Bruksel, ku zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.