Skandaloze: PVD publikon keqpërdorimin e ndarjes të mjeteve për informin publik
REAGIM LIDHUR ME KEQPËRDORIMIN E MJETEVE TË INFORMIMIT PUBLIK NGA PUSHTETI LOKAL I KOMUNËS SË PRESHEVËS
“RTV Presheva” edhe sot kur po bëhen gati një vit e gjysmë, po vazhdon të mos mbështetet nga pushteti aktual lokal, gjegjësisht nga kryetari aktual i komunës së Preshevës, edhe atë vetëm për inatet personale të tij ndaj kësaj ndërmarrje informative.
Rasti i “RTV Presheva” ka shpërfaq logjikën degraduese dhe shkatërruese të kryetarit të komunës së Preshevës ndaj institucioneve të cilat vet Kuvendi Komunal i Preshevës është themelues.
Nga këto mjete të cilat nga buxheti i komunës së Preshevës do të duhej t’i ndaheshin mjeteve të informimit me konkurs, në periudhën tetor 2017 – dhjetor 2018 janë keqpërdorur në mënyrë flagrante duke iu shpërndarë një televizioni privat (TV Aldi) dhe një shoqate qytetare (portalit preshevacom) edhe atë pa asnjë procedurë të ndjekur ligjërisht, madje edhe pa konkurs. E në të njejtën kohë, RTV Preshevës nuk iu është ndarë asnjë dinar nga mjetet të cilat ligjërisht i takojnë, pasi në çdo dokument zyrtar figuron si Ndërmarrje Informative Publike, por edhe është zhvilluar fushatë e egër linçuese ndaj saj dhe punëtorëve të saj.
Ky keqpërdorim flagrant, sidomos në rastin kur pa ligjshëm nga buxheti për mjetet e informimit publik financohet një shoqatë qytetare si medium, nxjerr në shesh arsyen e vërtetë pse ky pseudo portal vazhdon fushatën linçuese paralel me shefin e tij, gjegjësisht kryetarin e komunës Shqiprim Arifi.
Në vazhdim po Ju paraqesim datat dhe shumat e ndara shoqatës qytetare “preshevacom” të cilës në periudhë një vjeçare i janë ndarë 4.700.000,oo dinarë dhe TV Aldit të cilës për të njejtën periudhë i janë ndarë 6.000.000,oo dinarë. Vlen të theksohet që këto mjete i janë ndarë këtyre subjekteve vetëm në bazë të kontratave të nënshkruara nga kryetari i komunës dhe subjektet përfituese.
Shoqatës qytetare “preshevacom”:
31.10.2017 – 900.000,oo dinarë
13.12.2017 – 900.000,oo dinarë
18.12.2017 – 900.000,oo dinarë
06.09.2018 – 700.000,oo dinarë
20.11.2018 – 700.000,oo dinarë
11.12.2018 – 600.000,oo dinarë
TV ALDI:
31.10.2017 – 500.000,oo dinarë
15.11.2017 – 1.000.000,oo dinarë
08.12.2017 – 1.000.000,oo dinarë
23.07.2018 – 700.000,oo dinarë
08.08.2018 – 700.000,oo dinarë
14.09.2018 – 600.000,oo dinarë
31.12.2018 – 1.500.000,oo dinarë
Si dëshmi po i publikojmë fakturat dhe kontratat përmes të cilave paligjshëm janë keqpërdorur mjetet për informimin publik në komunë të Preshevës.