Skandal, presioni nga Beogradi largon përzgjedhësin e Malit të Zi
Presioni nga Beogradi në prag të ndeshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës më në fund ka pasur “efektin” e dëshiruar nga serbët.
Gazeta malazeze Vijesti.me njofton se përzgjedhësi Ljubisa Tumnbakovic nuk do ta udhëheqë Malin e Zi në ndeshjen e sotme, ndërsa në përbërje nuk do të jenë as futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, transmeton Insporti.
Përzgjedhësi dhe futbollistët e lindur në Serbi, gjatë ditëve të fundit kanë qenë në presion të madh nga strukturat e Beogradit, të cilat edhe e arritën qëllimin e tyre.
Përfaqësuesja malazeze do të udhëhiqet nga Dzudović dhe Dragoje Lekovic./