Lajme

SKANDAL NË BUJANOC: PËRLESHJE FIZIKE NË MES TË SHAIP KAMBERIT DHE NJË MJEKU SHQIPTAR

Skandal i paparë deri më tani në komunën e Bujanocit. Administrata komunale, respektivisht zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit është shndërruar në arenë boksi,transmeton Bujanoci.info

Siç mëson Miniatria e Lajmeve nga burime jo zyrtare të ndryshme, përleshja fizike ka ndodhur mes një mjeku shqiptar dhe kryetarit Shaip Kamberi në zyrën e këtij të fundit, duke u grushtuar dhe përdorur fyerje ndaj njëri tjetrit.

Si pasojë e kësaj përshleje fizike mësohet të ketë qenë konkursi i fundit për pranim të mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc. Përkundër premtimeve të pushtetit se çdo mjek shqiptar do të punësohet, si duket kjo nuk ka vlejt edhe për mjekun shqiptar i njohur për redaksinë, ku dhe erdhi deri te përleshja fizike.

Mos përmbushja e premtimeve elektorale po sjell nervozizëm të shumtë te qytetarët, e njëra ndët to është edhe ky rast.

Ju kujtojmë se kjo është hera e parë në historinë e komunës së Bujanocit që ndodhë përleshja fizike mes palëve dhe kryetarit të komunës.