Maqedoni

SKANDAL: Maqedonasit e përzunë nga lokali futbollistin e njohur shqiptar, vetëm pse ai foli shqip

Futbollistit të Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, i ka ndodhur një ngjarje e turpshme gjatë ditës së sotme në një nga lokalet në vendilindjen e tij.


Ezgjan Alioski është ulur me dy djemtë e agjës, në një prej restorantëve të qytetit. Pasi kanë bërë porosinë dhe gjithçka ka shkuar mirë, arrijnë prindërit e Alioskit, me të cilët natyrisht janë përshëndetur dhe kanë folur në gjuhën shqipe.

Si duket kjo u ka penguar të punësuarve në restorant dhe kanë urdhëruar futbollistin, bashk me familjen që të lëshojnë restorantin, me pretekstin se paska qenë i rezervuar edhe pse paraprakisht , pa asnjë paralajmërim kishin pranuar porosinë, raporton Alsat-M.

Kurse, futbollisti shqiptar ka deklaruar se ndihet i irrituar me këtë se çfarë ka ndodhur në vendin e tij në Prilep.

“Jam shumë e irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë jam duke luajtur për ekipin kombëtar të Maqedonisë, unë vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë përfaqësuese, ndërsa ja se çka përjetoj këtu. Kur fola me të dashurit e mi në gjuhën amtare, edhe pse nuk e fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse e dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam fjalë, nuk ja dua askujt këtë” – ka deklaruar Alioski