Sjellje e mençur dhe shtetërore e Kryebashkiakut të Tuzit, Gjeloshaj
Gazeta e përditshme ”Pobjeda” siedhjen e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj gjatë pandemisë së koronavirusit e ka cilësuar si sjellje të mençur të një Kryebashkiaku.
Sjellje konstruktive, e matur – por edhe shtetërore – e liderit të Alternativës Shqiptare dhe bashkëpunimi i tij i shkëlqyeshëm me autoritetet shtetërore dhe qeverinë e qetësoi dukshëm situatën epidemiologjike dhe ndikoi që qytetarët e Tuzit mës së miri të respektojnë masat dhe më thelbësore të fitojnë betejën me virusin.
Në fund të fundit, krahasimi me Kinën se “e shuan virusin” pasqyron më së miri situatën në terren, shruan gazeta Pobjeda, përcjell Ministria e Lajmeve.
Pobjeda thekson se, kur të kalojë, virusi korona nuk ka dyshim se qytetarët e Malit të Zi do ta dinë të vlerësojnë lëvizjet dhe gabimet e të gjithë aktorëve politikë në Mal të Zi.