Maqedoni

Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut, 870 të infektuar, 14 të vdekur

870 persona kanë rezulutuar pozitiv në Covid-19 gjatë 24 orēve të fundit nē Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore maqedonase, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 persona derisa 292 janë shëruar.

Instituti i Shëndetësisë publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë bërë 2647 testime.