Të fundit

Sinani, viziton shkollën fillore në fshatin Corroticë

Kryetarja Ardita Sinani me bashkëpunëtorë sot ka vizituar shkollën fillore “Dituria” në Corroticë, ku ka takuar drejtorin e shkollës, z. Burhan Ahmeti, si dhe me drejtorin e kompanisë që po zhvillon punët, z. Alban Fazliu, për të përcjellë nga afër ecurinë e renovimit.

“Nga terreni pamë se punimet po zhvillohen me një dinamikë dhe kualitet të kënaqshëm, duke na dhënë bindjen se pas përfundimit shkolla do të jetë një shembull i mirëfilltë i standardit dhe cilësisë në procesin arsimor.

Investimi në kushte më të mira për nxënësit është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë.

Një falënderim i veçantë i shkon Bashkisë së Tiranës për finansimin e këtij projekti me rëndësi për qytetarët.” ka deklaruar kryetarja Sinani